Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në konferencën për ditën kombëtare të drejtësisë, tha se sot është një ditë e shenjtë për vendin pasi shënohet 110 vjetori i krijimit të Gjykatës së Lartë.

Begaj theksoi se rrugëtimi i drejtësisë shqiptare nuk ka qenë i lehtë por duhet garantuar drejtësi dhe të tejkalohen pengesat dhe të përdoren rezultatet e reformës gjyqësore.

Sakaq theksoi se cilësia në drejtësi dhe garantimi i pavarësisë së sistemit, duhet siguruar implemetimi i plotë i hartës gjyqësore.

“Sot është një ditë e shenjtë për drejtësinë, 100 vjetori i krijimit të gjykatës së lartë. Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit. Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016. Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore.

Duhet garantuar aksesi në drejtësi ,nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore. Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavarësisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj. Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm, integritet, paanshmëri”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re