30 shtator Në Qendrën Muzeore Berat vazhdojnë veprimtaritë në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Në këtë kuadër u organizua edhe ekspozita me “Kostume tradicionale të Beratit” të realizuara mjeshtërisht prej Tefta Qoses.

Kjo ekspozitë është konceptuar në prezantimin e traditës së mjeshtërisë së qëndisjes, bazuar në një përvojë, që në rastin e qëndistares Tefta Qose shtrihet në një jetë, mjaftueshëm për të arritur lartësitë mjeshtërore të një zanati arti, me dëshirën për të ruajtur traditën.

Tradita, pasioni, arti i qëndisjes, Berati, e grishte, e ftonte dhe e tundonte. Në ateljenë e saj në Berat e rrethuar nga vajza që u mësoi atë që dinte ta bënte aq bukur, qëndisjen me fill ari e argjendi, shirita të ndryshëm e temina, ajo krijoi magjinë e kostumeve tradicionale nga e gjithë Shqipëria.

Një vend të rëndësishëm në punimet e saj të mrekullueshme të mbështetur te tradita, zënë veshjet e Beratit që përbëjnë një tipologji më vete në gjithë kostumografinë shqiptare.

Materiali, ngjyrat, dekoracioni e simbolika e sakove, fustaneve e jelekëve, të çojnë në një botë mesjetare, duke na kujtuar të gjithëve që zeja e qëndistarisë është e gjallë dhe e bukur.

#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/2-80-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/3-67-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/4-55-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/6-29-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/7-33-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/8-24-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/9-20-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2_e79 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/10-14-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 8

/m.m/j.p/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re