Është organizuar sot në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” në Berat Dita Ndërkombëtare e Egjiptianëve të Ballkanit. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë jo vetëm përfaqësues të komunitetit egjiptian por edhe drejtues të pushtetit vendor, drejtues të OJQ-ve etj.

Ka qenë Drejtoresha ekzekutive e shoqatës “Mjedisi dhe komuniteti”, Mimoza Bujaraj drejtore ekzekutive “ajo që ka hapur këtë aktivitet, duke bërë një rezyme të këtij komuniteti pas viteve ’90,integrimin e këtij komuniteti në shoqëri si dhe problematikat me të cilat ata përballen. Bujaraj është ndalur edhe në historikun dhe lëvizjen e egjiptianëve nga vend i tyre drejt Ballkanit apo drejt Europës në shekuj dhe vendosjen e një pjese të këtij komuniteti në Shqipëri.

Ka qenë aktivistja e shoqërisë civile, Mirela Buhuri që ka ndarë me të pranishmit copëza të jetuara mbi këtë komunitet,sidomos kujtime nga vitet e shkollës apo ato universitare ku miqësitë mes maxhorancës dhe komuniteti egjiptian kanë qenë shumë ë mira. Një prezantim me interes ka qenë ai i Adelajda Çabej, e cila ishte fokusua në kontributin që ka dhënë ky komunitet në fushën e sportit dhe të muzikës, ku shumë prej tyre kanë qenë “nderi qytetit” të Beratit në sport. Ajo ka përmendur edhe emra të njohur në të gjithë vendin siç janë: futbollisti Rimi Kovaçi, peshëngritësi Edmond Gjata, solisti Zehni Berati etj.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, në përshëndetje të këtij aktiviteti e ka vënë theksin në ndihmën dhe prioritet e pushtetit vendor në fushën e arsimit, punësimit dhe strehimit të këtij komuniteti. Demo është ndalur në projektet dhe ndihmat konkrete të kësaj bashkie por edhe në problematikat që mbart ky komunitet.

Përfaqësuesi politik i Komunitetit Egjiptian Shqiptar, Azem Haliti, kandidat për deputet nga Nisma Thurrja ka treguar sesa e vështirë është për këtë kategori të përzgjidhet në fushën politike. Haliti ka treguar sesa pas është lënë kjo kategori, duke u bullizuar ende edhe sot dhe duke u lënë mënjanë, ndërkohë që është shprehur me tona të forta se nuk duhet ti përdorin vetëm për votën.

“Ne jemi popull me kulturë të lashtë, kultura jonë është mijëra shekullore, ndërsa pak ose aspak është menduar për në. Nuk duhet të marrin apo shfrytëzojnë emrin e komunitetit tonë me shoqata fantazma, të cilat jo vetëm nuk ekzistojnë por ato fonde shkojnë në xhepat e pushtetarëve që i kanë emëruar. Nuk duhet lejojmë të përdoremi sepse ne nuk jemi vetëm ne dhe duhet të ngremë zërin tonë e jo të heshtim apo të ngopemi me lugën e zbrazët të politikbërësve që na duan vetëm për votat. Vetëm në qarkun e Beratit janë mbi 7000 egjiptianë ku të drejtë vote kanë 4000 prej tyre”, -ka thënë Haliti, që është ndalur më pas edhe në problemet e mëdha të këtij komuniteti në fushën e arsimit, në punësim dhe në strehim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re