Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara në Ditën Ndërkombëtare të Librit ka premtuar ndërtimin e një biblioteke, e cila do të jetë edhe një qendër multifunksionale, ku do t’i bëjë lexuesit të ndihen si në shtëpi.

Me anë të një postimi në Facebook, Cara ka publikuar pamjet një bibliotekës sot, që siç shihet nuk është në gjendje të mirë.

Sot është një ditë për të reflektuar, thotë Cara, ndërsa shprehet se “mungesa e një biblioteke në Durrës, më shumë se një premtim i pa mbajtur është një pasqyrim i “rëndësisë’ që ka leximi për ata që prej më shumë se dy dekadash kanë qenë në krye të Bashkisë së Durrësit”.

Postimi i plotë i Igli Carës

23 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit.

Një simbolikë domethënëse, që  lidhet ngushtë me dijen dhe në të njëjtën kohë me ndjesitë.

Të lexosh do të thotë të jesh i lirë!

Një ditë që shërben për të reflektuar dhe marr përgjegjësi.

Mungesa e një biblioteke në Durrës, më shumë se një premtim i pa mbajtur është një pasqyrim i “rëndësisë’ që ka leximi për ata që prej më shumë se dy dekadash kanë qenë në krye të Bashkisë së Durrësit.

14 Maji bën ndryshimin!

Jo thjesht një bibliotekë për lexuesit, por një qendër multifunksionale, ku ata, që e duan librin, të ndihen si në shtëpi.

Bashkë ja dalim!

Qyteti je ti!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re