Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit presidenti Meta ka bërë thirrje përmes rrjetit social Facebook për për të kthyer vëmendjen drejt mbrojtjes së natyrës në Shqipëri duke vënë në dukje të gjithë problematiat që po përballet mjedisi.

Të tilla ”si lejet ábuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet e kthyera në gurore, deti i ndotur, HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter në Vjosë, Valbonë dhe shumë lumenj që kërcènohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni”.

Postimi i plotë i presidentit Meta: ‘’Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kèrcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.

Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Europës! Por të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur çdo dhuratë që na ka falur Zoti! Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët! Ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar! Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë!’’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re