Në ditën ndërkombëtare të mjekeve, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, ku shkruan se kontributi i bluzave të bardha është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane.

“Dita Ndërkombëtare e Mjekëve. Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan kreu i qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re