Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes fotove sjell edhe ndryshimin e madh midis Shqipërisë dhe Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ndërsa në Kosovë u zhvilluan shumë aktivitete, seminare e konferenca e debate on line për cështjet e të rinjve, në Shqipëri u mjaftuan vetëm një status në rrjetet sociale, të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Postimi i Vokshit

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, në Shqipëri dhe Kosovë

Kosove: shumë aktivitete, seminare e konferenca e debate on line për cështjet e të rinjve. Në njërin prej tyre, dy Ministra (për cështjet e rinisë dhe shëndetësisë) kanë shpêrndarë maska falas në qendër të Prishtinës për të rinjtë.

Shqipëri: vetëm një status në fb të ministres së shëndetësisë Manastirlliu. Ky është vendi që rinia zë në axhendën qeverisëse të Edi Ramës. Sa për maskat falas… as që bëhet fjalë. Po më mirë kështu, sepse maskat e tyre gjithnjë do e kenë një hile: ose do jenë të skaduara 10 vjet më parë, ose do jenë të fallsifikuara për Shqipëri apo vendet fqinje. Maskat i shohin si mjete fitimi për veten e tyre, e jo si mbrojtje për qytetarët.

#HappyInternationalYouthDay

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, në Shqipëri dhe Kosovë

Kosove: shumë aktivitete, seminare e konferenca e debate on line…

Posted by Albana Vokshi on Wednesday, August 12, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re