Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. 10 dhjetori është përkujtim i Deklaratës Universale për të drejta e Njeriut, e cila u miratua në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook, shkruan se kjo datë na kujton se përmes veprimeve tona ne mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qënie njerëzore.

Lexo edhe :Related Posts

Reagimi i Ambasadës

Dita e të Drejtave të Njeriut | Sot shënohet 75 vjetori i një prej zotimeve globale më novatore në botë: Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Dita e të Drejtave të Njeriut shënon gjithashtu fundin e fushatës botërore të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Kjo ditë është një kujtesë se, përmes veprimeve tona, ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinionet politike ose opinionet e tjera, kombësia ose përkatësia sociale, pasuria, lindja apo përcaktime të tjera. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin të drejtat e çdo njeriu.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris, lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë persona besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re