Sociologu, Gëzim Tushe

“Në Ballkan ka një mentalitet primitiv sa i përket moshës. Sapo gratë apo burrat shkojnë 40 vjeç thotë jemi plakur dhe heqin dorë nga paraqitja e jashtme.

Edhe personat që dalin në pensionë quhen të moshuar, po jo, nuk dueht të jetë kështu, kush ja jep të drejtën dikujt që të quajë të moshuar dikë tjetër. Vetëm pas moshës 85 vjeç mund të quhesh i moshuar.

Dilni në perëndim, deri në 84 vjeç rrinë në punë, kurse ktu duan të plaken me pahir. Të jesh i ri duhet të mbetesh i ri edhe nga pikëpamja e aktivitetit fizik.

Çfarë është vdekja? Ikën nga shoqërtia, vjen në lagje dhe mbyllesh në shtëpi, kjo është kur mbaron fare. Kur del në pension nuk është e thënë që duhet të shkruash vetëm libra. Duhet shtuar aktiviteti fizik. Ashtu si në vendet e Europës.

Ndërsa këtu kanë zgjedhur gazetën, domino etj. Këtu duhet të organizohen të moshuarit, të kenë aktivitete. Universiteti i moshës së tretë, të sigurohet një ambient me karrige dhe projektorë dhe të mblidhen të moshuarit e lagjes.

Të moshaurit në vend që ti marrin gjërat në mënyrë kaotike, mund të mblidhen në qendra dhe të marrin informacione specifike. Ca problemi ka bashkia që të krijojë një ambient të tillë dhe të sjellë specialistë.

Një nga plagët e mëdha që kanë të moshaurit nuk është pensioni por vetmia. Nuk ka gjë më të rëndë se vetmia. Kur bëhet shumë e shpeshtë, shkon edhe deri në vetëvrasje”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re