Në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjákut, Kreu i SHtetit Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, Ina Malhani.

Sipas Metës, Melhani është kthyer në simbolin e virtyteve njerëzore me ndihmën e vyer për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmùrë, të pastrehët, të bráktisurit dhe jétimët, duke shërbyer edhe si vullnetare në Kalkutë në shtëpinë e parë të themeluar nga vetë Nënë Tereza.

“Malhani ka vënë në jetë një nga porositë e mençura të Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë: Në vlerësim e mirënjohje për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjákut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë, duke u bërë shembull frymëzues i devotshmërisë, dhémbshurisë dhe humanizmit, pata sot kënaqësinë, që pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjákut, të çmoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, znj.Ina Malhani.

E frymëzuar në veprimtarinë saj nga Shenjtorja jonë Nënë Tereza, nga e cila ka marrë edhe bekimin për punën e palodhur, znj.Malhani është kthyer në simbolin e virtyteve njerëzore me ndihmën e vyer për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmùrë, të pastrehët, të bráktisurit dhe jétimët, duke shërbyer edhe si vullnetare në Kalkutë në shtëpinë e parë të themeluar nga vetë Nënë Tereza.

Në të gjithë aktivitetin e saj humanitar 30-vjeçar, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë një nga porositë e mençura të Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. 🇦🇱

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re