Skip to content

Dita nis me aksidente/ 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe gjen vdekjen

Tjetër aksident i rëndë në vendin tonë. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, shtetasi 30-vjeçar D. Gj., banues në Krastë të Martaneshit, humbi kontrollin e mjetit.

 

Makina e tij tip “Mitsubish” doli nga rruga në aksin rural Ballejë-Krastë dhe për pasojë, shoferi humbi jetën.

 

Efektivët po mbledhin prova në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.