Moti për ditën e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve kushte relativisht të paqëndrueshme, sipas parashikimit nga SHMU.

Pritet të kemi kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare, ku duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.  Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

  • në zonat malore 11 deri 24°C
  • në zonat e ulëta 14 deri 27°C
  • në zonat bregdetare 16 deri 27°

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re