Skip to content

Dita nis me një tragjedi në Iran

Të paktën 13 persona u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën kur një tren pasagjerësh doli pjesërisht nga shinat në Iranin lindor herët këtë mëngjes, thanë autoritetet.

Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh, edhe pse jo të gjitha rrethanat e aksidentit janë zbardhur dhe nuk dihet saktësisht se sa pasagjerë ndodheshin në tren.

Katër nga shtatë vagonët dolën nga shinat para agimit jo shumë larg qytetit të shkretëtirës Tabas, rreth 550 kilometra në juglindje të Teheranit, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterët janë në vend në një zonë të largët ku sistemi i komunikimit është i dobët. Të paktën 16 persona pësuan lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën dhe disa u transferuan në spitalet lokale, sipas AP.