Futbollisti i Skenderbeut Bruno Dita nuk ka firmosur për “Shkëndijen” e Tetoves. Një gjë e tillë është ëere me dije nga vetë lojtari vetëm për Vizion Plus. Dita shtoi  se cdo gje është vetëm në bisedime sikurse po bisedon edhe me klube të tjëra, e kësaj ndryshe nga lajmet që kanë qarkulluar këtë të shtunë, asgjë nuk ka zyrtare me skuadrën shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Së pari, pa mbyllur cdo gjë me Skenderbeun, mendoni se do firmos për një ekip tjetër qofte ky dhe “Shkendija”. Më duhet ta rithem për të disatën herë: pa ardhur një pergjigje nga Gjykata Supreme nuk largohem nga Skenderbeu. Nëse nuk do ketë një përgjigje pozitive, atëherë me keqardhje, por më duhet të shikoj për një skuadër tjetër. Por, nëse vjen pergjigja që presim të gjithe, une si shumë lojtare të tjere do të jemi pjese e kësaj skuadre. Mos harroni, jemi në kohë lëvizjesh, ka mbyllur Dita për Vizion Plus./ Tonin Frroku

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re