Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë të pranishme në zonat malore.

Por pas mesditës pritet të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin, ku në skajin Verilindor do të jenë më të dukshme duke krijuar mundësi për shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi. Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova
Deri në orët e mesditës parashikohet që territori i Kosovës të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke sjellë shira të pakët.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht motin.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme
duke sjellë reshje të pakta shiu, ku më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore të MV.

Rajoni dhe Europa
Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Ballkani qëndror do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e motit të
vranët dhe shirave do të jenë Ishujt Britanik.

Lindja e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e reshjeve të dëborës.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re