Sot është ndër ditët më të zeza për Serbinë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për Srebrenicën, duke shpallur si gjenocid atë që ndodhi në qershorin e 1995 në Bosnjë, me vrasjen dhe masakrimin e tetë mijë boshnjakëve muslimanë në pak ditë nga forcat serbe.

Draft-rezoluta ka marrë 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime, edhe pas përpjekje disajavore të diplomacisë dhe qeverisë serbe për ta pamundësuar një rezultat të tillë me anë të lobimeve të shumta,

Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Shtetet që e propozuan zyrtarisht atë ishin Gjermania dhe Ruanda, ndërsa në mbështetje të saj kanë dalë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska.

Republika Srpska ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë.

Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë i afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës.

Ndaj, tashmë pritet më ankth efekti që do ketë në terren ky lloj zhvillimi i ri me vokacion gjeopolitik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re