Nuk ia dalin as Shkëndija dhe as Feronikeli të vazhdojnë më tej në Ligën e Kampioneve pavarsisht rezultateve të mira në ndeshjet e para. Shkëndija vinte pas një fitore në Estoni ndërsa Feronikeli nga një barazim i arritur vetëm në fund.

Tetovarët e nisnin ndeshjet me avantazhine  fitores në ndeshjen e parë por rezultati barazohet shpejt për të dyja ndeshjet. Janë miqtë estonez që shënojnë që në fillimin e ndeshjes me Uge. Kështu estonezët barazuan menjëherë rezultatin e sfidës së parë. Pjesa e parë pavarsisht përpjekjeve mbyllet me avantazhhin e Nome Kalju me një gol.

Në pjesën e dytë Shkëndija bëhet më kërkuese dhe gjen barazimin. Është sërish sulmuesi Ibraimi ashtu, si në ndeshjen  e parë që shënon nga pika e bardhë. Kur dukej se kuqezinjtë tetovar do të kalonin më tej falë këtij barazim janë kampionët e Estonisë që shënojnë sërish.  Liliu shënon në fund për Nome Kalju duke mos i dhënë asnjë shans Shkëndijes dhe estonezët vazhdojnë në mënyrë surprizë më tej.

Por nuk shkon më mirë as për Feronikelin që vinte nga një barazim në Uells me skuadrën kampione vendase të TNS.  Mjafton një gol i Ebe për uellsianët që të vendos eleminimin edhe për kampionët e Kosovës. Skuadra e Feronikelit ka pretendime edhe për një 11 metërsh në fundin e ndeshjes që mund të rezultonte deçiziv për kualifikimin./Berati.TV

Champions League

Shkëndija – Kalju  1-2 (1-0)
A. Ibraimi (p) 62’ / Uge 6’, Liliu 90+1′

Feronikeli – TNS  0-1  (2-2)
Ebe 67’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re