Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me 24-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Meta shprehet se bombardimi i dha fund gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përgjakjes së Ballkanit për një dekadë të tërë nga “Kasapi i Beogradit”, Slobedan Milosheviç.

Më tej ai ka shprehur mirënjohje ndaj NATO-s, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të gjithë vendet e tjera, që shpëtuan një popull të tërë nga gjenocidi dhe çelën një perspektivë të re afatgjatë për të gjithë rajonin.

Reagimi i plotë:

24 Marsi është një ditë historike për të gjithë shqiptarët, rajonin dhe NATO-n.

Fillimi i bombardimeve kundër regjimit kriminal të Millosheviçit jo vetëm do t’i jepte shumë shpejt fund gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës por do t’i jepte fund përgjakjes të Ballkanit për një dekadë të tërë nga “Kasapi i Beogradit”.

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur në rajonin tonë që nga krijimi i shtetit të ri të Kosovës që është një shembull për demokracinë funksionale, zgjedhjet e lira dhe deri te zgjerimi i NATO-s në rajon përfshirë edhe Shqipërinë.

Mirënjohje të veçantë për NATO-n, SHBA, Britaninë e Madhe dhe të gjithë vendet e tjera, që shpëtuan një popull të tërë nga gjenocidi dhe çelën një perspektivë të re afatgjatë për të gjithë rajonin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re