Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë.

Kryeopozitari i priti ambasadorët në selinë blu rreth orës 15:00, një orë pas përfundimit të diskutimeve me aleatët.

Nuk dihen detaje nga diskutimet, ndërsa takimet vijnë një ditë pas dështimit të Këshillit Politik që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re