Në Spanjë ka vijuar edhe ditën e sotme trendi zbritës sa i përket numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit. Brenda 24 orëve të fundit, vendi iberik ka konfirmuar vetëm 164 viktima ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 25,428.

Ndërsa, brenda ditës Spanja ka regjistruar vetëm 358 raste të reja me virusin korona, një rënie e ndjeshme kjo krahasuar me 838 të infektuar që u konfirmuan të dielën.

Si shume vende të tjera evropiane tashmë, Spanja është në fazën e dytë të planit për menaxhimin e krizës së koronavirusit. Vendi ka nisur të lehtësojë masat shtrenguese ndërsa njerëzit janë parë të popullojnë rrugët dhe plazhet për herë të parë që pas vendosjes së karantinës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re