Një minutë heshtje u mbajt këtë të hënë në shkollat e vendit në nder të mijëra viktimave të tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.

Nxënësit e shkollës “Klodian Tanushi” në Tiranë në dritare vendosën edhe qirinjtë për të gjithë ata që humbën jetën nën rrënoja.

Tragjedia e 6 shkurtit i kujton kësaj nxënësje tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019 në vendin tonë.

Drejtori i shkollës Lulzim Lika thotë se vendimi për të mbajtur një minutë heshtje është respektuar nga të gjithë nxënësit, pasi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i ka prekur të gjithë.

E hëna e 13 shkurtit u shpall ditë zie kombëtare në vend. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë për të shprehur solidaritetin për shtetin turk.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re