Ndërron jetë në moshën 35-vjecare, bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku. Daklea Frroku , nënë e dy fëmijëve vuante nga një sëmundje e rëndë  e cila i mori jetën.

Prej dy javësh ish-deputeti Mark Frroku e bashkëshortja e tij ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, pasi mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.

Ish-deputeti Mark Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit,  në maj të këtij viti me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë, dhe ai duhej të kujdesej për  dy fëmijët. Ndër të tjera lirimi i parakohshëm u argumentua nga gjyqtarët me sjelljen e mirë, por edhe sepse ai e ka vuajtur pjesën më të madhe të denimit në paraburgim

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re