Skip to content

Ditëlindja e 78 të e aktorit dhe regjisorit të shquar Elez Kadrija. Përulje dhe respekt për veprën e Tij!

1559912613 349 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

 

 

Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

Përulje dhe respekt për veprën e Tij! Elezi lindi në Shkodër, me 6 maj 1941. Shkollen 7-vjeçare dhe të mesmen e kryen në qytetin e lindjes, më pas vazhdon Liceun artistik “Jordan Misja” nga viti 1957- 1961. Nga viti 1961- 1965 kryen studimet në Shkollën e Lartë për Aktorë ” Aleksandër Moisiu”. Vite më vonë shkon për studime pas universitare për regjisurë dhe filozofi.

 

1559912612 364 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

Aktivitetin artistik e fillon që në moshën 9 vjeçare në Shtëpinë e Pionierit dhe pastaj në Klubin e Rinisë. Pas studimeve fillon punën si aktor dhe me vonë si regjisor në teatrin “Migjeni”.

 

1559912612 44 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

Elezi interpretoi rreth 50 role të para dhe të dyta. Elezi si regjisor ka vënë në skenë 18 premiera. Si aktor në kinematografi ka interpretuar 12 role. Elezi ishte një nga themeluesit dhe protogonistët kryesor të përgatitjes së talenteve të reja në Studion ” Zef Jubani”.

 

1559912613 810 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

Ai realizoi dhe tre skenografi në shfaqjet ku ishte dhe regjisor. Gjatë veprimtarisë së tij artistike është vlersuar me shumë çmime në festivale të ndryeshme, gjithashtu është dekoruar me “Urdhërin N.Frashēri” të klasit të dytë dhe të parë.

 

1559912613 682 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

Në 100 vjetorin e Pavarësisë vlerësohet me çertifikatën ” Mirënjohje” nga Prefektura Shkodër.

 

1559912613 349 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

 

 

1559912613 23 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

 

 

1559912614 186 Ditelindja e 78 te e aktorit dhe regjisorit te shquar

 

Burimi: Teatri Kombetar

/aktoretshqiptare.info