Gjobitet me 1 milionë lekë administratori i një lokali në Laknas, ku aktori i humorit Bes Kallaku organizoi datëlindjen e 35-të. Në këtë festë, ishte i ftuar presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe shumë personazhe të tjerë të njohur për publikun.

Përveç lokalit, u ndëshkuan me gjobë edhe të gjithë personat pjesëmarrës në këtë aktivitet, të cilët u identifikuan përmes pamjeve filmike.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re