Ethel Caterham, gruaja më e vjetër në botë dhe personi më i vjetër i gjallë, festoi të enjten ditëlindjen e saj të 116-të.
Ajo e kaloi ditën e rrethuar nga familja e saj në azilin e pleqve në Surrey ku jeton, raporton BBC.
Ajo lindi më 21 gusht 1909 në Hampshire, Britani, pesë vjet para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Ajo ishte parafundit nga tetë vëllezër e motra në familje.
Ajo humbi burrin e saj në vitin 1976 pas më shumë se 40 vitesh martesë, gjatë së cilës ata patën dy fëmijë.
Në vitin 2020, Caterham i tha BBC se ajo “pranon gjithçka ashtu siç është, të mirën dhe të keqen”. Ajo shtoi se “Unë dëgjoj dhe bëj atë që më pëlqen”.
Caterham u bë gruaja më e vjetër në prill, pas vdekjes së Ina Canabaro Lucas, një murgeshë nga Brazili.
Personi më i vjetër i regjistruar ishte francezja Jeanne Calmette, e cila jetoi 122 vjet e 164 ditë. /tesheshi.com/


