Një nga postimet e para të Joe Biden në llogarinë e tij të re Meta Threads ka shkaktuar bujë, pasi përfshinte një foto të presidentit amerikan përpara tortës së ditëlindjes, e mbuluar tërësisht me qirinj të ndezur.

“U mbusha 81 vjeç dhe dhurata e vetme që mora ishte një platformë e re e mediave sociale. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Dhe një mesazh për punëtorët në fabrikën e qirinjve: Shpresoj që sindikata juaj t’ju ketë marrë jashtë orarit”, shkroi në postimin e tij Biden, mosha e të cilit është në qendër të debatit një vit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA.

Imazhi i 81-vjeçarit Biden përpara tortës së ditëlindjes me “qiri” bëri bujë në X, si nga komentuesit që dyshojnë në aftësinë e presidentit në moshë për të kryer detyrat e tij, ashtu edhe nga të tjerë që shfrytëzuan rastin për të kritikuar qeverisjen e tij.

“Kjo tortë më kujton gjendjen e ekonomisë amerikane”, ka shkruar një përdorues në X.

“Të detyrosh Biden të shuajë të gjithë ata qirinj është e barabartë me abuzimin ndaj të moshuarve”, shton një tjetër komentues.

“Në pjatën përballë tij është një portë për në ferr”, komenton prezantuesja radiofonike Dana Loes në postimin e saj.

Disa nga postimet synonin zyrtarët e mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë, të cilët menduan se ishte një ide e mirë të publikohej një foto e tillë, pasi ajo jo vetëm që thekson pleqërinë e Biden-it, por edhe e bën atë të dukej “i mbrapshtë”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re