Ditën e djeshme u dha lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportiv, Kosta Grilla i cili pas një beteje të gjatë me virusin “Covid-19” fatkeqësisht nuk mundi t’ja dilte mbanë. Grillo prej kohësh ka qenë në trajtim intensiv dhe u transportua për në Turqi për t’u kuruar por edhe kjo nuk rezultoi e mjaftueshme.

Ndërsa sapo është njoftuar vendi dhe dita kur do të mbahen homazhet dhe do t’i jepet lamtumira e fundit gazetarit të njohur që gëzon respekt të madh nga të gjithë shqiptarët.

Njoftimi i bërë nga familjarët:

Homazhet e vëllait tonë KOSTA GRILLO do të zhvillohen nesër, e enjte, 7 tetor 2021, në stadiumin “Selman Stërmasi”, nga ora 09:00 – 11:00. Përcjellja për në banesën e fundit, në orën 16:00, në Vuno.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re