Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se institucion i vuajtjes së dënimit në Ali Dem, do të kthehet në burg të hapur.

Në Komisionin e Ligjeve, ministri Manja u shpreh se ka njoftuar Këshillin e Lartë Gjyqësor që gjykatat të aplikojnë gjysmë lirinë për të dënuarit.

Ai theksoi se kur gjykata jep dënimin me gjysmë liri, të burgosurit do të dërgohen në Ali Dem, ku gjatë ditës do të shkojnë në punë dhe natën do të kthehen në qeli.

Ministri shtoi se kontratën e punës do t’ua sigurojë institucioni i vuajtjes së dënimit.

Ulsi Manja: Nuk është lajm i mirë të hapësh një institucion të vuajtjes së dënimit, por ne kemi mbyllur në Shqipëri, unë sa jam ministër Drejtësie kam mbyllur 4.

Dhe burgu i Ali Demit, është kthyer në burg të hapyr, Gratë e dënuara janë zhvendosur në një institucion modern në Pojskë dhe ai në Ali Dem shumë shpejt do të jetë burg i hapur.

Kemi njoftuar KLGJ që gjykata më në fund të aplikojnë edhe gjysmë liri, është në kodin Penal. Kur gjykata jep dënim me gjysmëliri do të vuhet në Ali Dem. Ditën në punë, natën në burg, shqip. Kur ka një kontratë pune, që sigurisht që institucioni i vuajtjes së dënimit do t’ia sigurojë, ditën do të shkojë në punë, natën do të kthehet në burg, Por këtë e jep gjykata si dënim. Nuk kemi hapur burgje, kemi mbyllur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re