Aktori i njohur shqiptar Xhevdet Ferri u n da nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare.

Ai i kaloi ditët e fundit të jetës i shtruar në Spital duke luftuar me sëmundjen e rëndë.

Ndërkaq mësohet se në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni, kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij.

Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.

Sipas raportimeve, varrimi u bë në Sharrë në orën 13:00, pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të
tjerëve të “përulen” para tij tani që nuk është më. Sigurisht, për këtë
do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë dhe siç ndodh rëndomë,
personazhe si ai kujtohen e nderohen me lavde vetëm ditën që mbyllin
sytë.






Previous articleRudina me Markun tashmë të pandarë, dyshja poston foto të reja në krahët e njëri-tjetrit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re