Nëse do t’ju thonim Arta Muçaj, ndoshta nuk do e kuptonit menjëherë se për kë po bëhej fjalë, por mjafton vetëm për t’ju thënë  Didi i “Njerëz dhe Fate”, për ta kuptuar.

Ndonëse është larguar prej vitesh në Australinë e largët, shqiptarëve nuk u venitur simpatia për aktoren që theu tabutë në ekranin shqiptar, për këtë arsye intervistat e saj, edhe pse shumë të rralla, janë gjithmonë interesante për t’u shikuar apo lexuar.

Së fundmi, Arta ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Lart e Poshtë” ku ka treguar ecurinë e karrierës së saj në Australi, planet për të ardhmen, divorcin, e ndërsa është kthyer pas në kohë, te roli me të cilin ka spikatur më së shumti, transmeton Class.

 

E pyetur nëse do ta ribënte sërish, Arta është përgjigjur “po” duke mos u menduar për asnjë moment. “Roli i Diti edhe sot po të ekzistonte do ta bëjë pa hezitim fare. Më vjen keq që nuk ka vazhduar në fakt. Edhe sot më shkruajnë njerëzit, gjenerata që ndoshta atëherë kanë qenë një vjeç apo dy, por që e kanë parë  në Youtube”, tregon Diti.

Një moment aspak i lehtë për të, ka qenë edhe divorci. Arta rrëfen me shumë sinqeritet se ka qenë një periudhë e vështirë, por koha e ka ndihmuar që të rimarrë dhe të rigjejë veten. “Kush thotë që nuk e vuan divorcin gënjen. Divorci vuhet, por koha bën të veten, duhet kohë që gjërat të kthehen siç kanë qenë”, tha Arta.

 

 

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re