Një këshilltar i lartë i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe thotë se sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit po i shtyjnë këto shtete më afër Izraelit dhe SHBA-së.

“Një sulm iranian në shkallë të plotë ndaj shteteve të Gjirit në fakt do ta forcojë rolin e Izraelit në Gji, jo ta zvogëlojë atë,” tha Anëar Gargash.

“Ne nuk shohim dy mijë raketa dhe dronë izraelitë që na synojnë,” tha Gargash. “Ne shohim dy mijë raketa dhe dronë iranianë që na synojnë.”

“Për vendet që kanë marrëdhënie me Izraelin, kjo është – e dini, ajo marrëdhënie, sipas mendimit tim, do të forcohet edhe më shumë,” vazhdoi ai. “Për vendet që nuk e kanë, pres… që të hapen më shumë kanale”.

“Në këtë luftë, ne shohim sa e rëndësishme lidhja me SHBA, edhe pse mund ta kritikojmë për një sistem të caktuar mbrojtës ose për një mungesë të caktuar përgjigjeje… në përgjithësi, mendoj se çmenduria iraniane e synimit të rajonit në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rolin amerikan. Mendoj se e forcon rolin amerikan.”, tha ky zyrtar emiratas në formën e një diversioni.

Por kjo nuk përbën me çudi, pasi Emiratet kanë dalë hapur tashmë krah Izraelit, duke u konsideruar dhe ato si një “thikë pabesie” në trupin arabo-islam në Gjirit, krahas vetë Iranit. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re