Skip to content

Divjakë, 58 vjeçari mbyt me duar të atin

Kritika e të atit nuk i pëlqeu. Një 58 vjeçar ka debatuar me të atin e tij të moshuar në fshatin Remas të Divjakës, një zënkë që ka përfunduar me vdekjen e 85 vjeçarit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i moshuari ka kritikuar të birin për konsumin e alkoolit, çka ka sjellë dhe nisjen e debatit mes babë e bir. 58 vjeçari dyshohet ta ketë rrahur fillimisht të moshuarin, e më tutje i ka marrë jetën.

58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.

“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.