Aksident i rende me nje viktime dhe disa te plagosur ne Divjake.

 

Leonard Dushku drejtues i nje mjeti gjeti vdekjen ndersa kater pasagjere, te gjithe te rinj, moren plage te ndryshme dhe jane ne spital.

 

Kjo per shkak se makina me te cilen ata udhetonin doli nga rruga rreth ores 16:30 në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, te Bashkise Divjake.

 

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re