Një mjet me targa AA907 OI modeli Fiat Panda ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës “Pushimi i Shoferit”- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

 

Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç u dergua me urgjencë ne spitalin e Lushnjes.

 

Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte prej tij , gjendja shendetesore nuk është e rëndë.

Policia shkoi shpejt ne vendngjarje duke hetuar shkaqet e aksidentit.

 

 

Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske, por me shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jeten kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re