Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe kryqi i kuq shqiptar nënshkruan sot një marrëveshje për dixhitalizimin e plotë të të gjithë dokumentacionit që ndodhet në fondin arkivor të Kryqit të Kuq.
 
Dokumentet që do të bëhen pjesë e dixhitalizimit datojnë që nga periudha përpara çlirimit, kur edhe kryqi i kuq nisi punën në Shqipëri e deri në fund të sistemit komunist. Secili nga institucionet do të ketë një kopje e për të interesuarit do të jetë më i thjeshtë kërkimi i një dokumenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re