Dokumentet e Perandorisë Osmane per Shqipërinë tanimë do të digjitalizohen nga Arkivi i Shtetit. Një laborator i ri është gati për skanimin e gjithë fondit të dokumenteve në gjuhën osmane. Pas këtij procesi një kopje të formatit digjital të këtij fondi  që gjendet në Arkivën e Shtetit Shqiptar, do t’i kaloje Turqisë. E njëjta gjë është premtuar edhe nga ambasadori turk në Tiranë, që ka theksuar se edhe dokumentet e Perandorisë Osmane në Turqi, do të mbërrijnë shumë shpejt në vendin tone.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re