Këshilli i Lartë Gjyqësor ka prezantuar këtë të premte një platformë, e cila luan rolin e një ure të re komunikimi mes Gjykatës së Tiranës dhe përdoruesve të këtij sistemi.
E pyetur nga Vizion Plus, kryetarja e qeverisë së gjyqësorit, Naureda Llagami tha se platforma do të rrisë besimin e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
Naureda Llagami
Kryetare e KLGJ
Duke pasur një platformë të përbashkët gjykatë-avokatë po jo vetëm ata, kjo platformë do të shtrihet te të gjithë përdoruesit. Rritet edhe besimi ndaj gjykatës sepse kur cdo përdorues i gjykatës merr njoftim në kohë reale, nuk i ndryshohet data e gjyqit nëse ai nuk merr njoftim ose keqkuptimet që mund të ndodhin në komunikimet njerëzore që mund të ketë pranë gjykatës, padiskutim që kjo ndikon në rritjen e transparencës.
Por, sa i sigurt do të jetë ky sistem në një moment kur pothuajse të gjitha platformat zyrtare kanë rënë pre e sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike?
Risku është dicka që ekziston për të gjitha platformat dhe sistemet, por kjo nuk duhet të na zmrapsë për të vijuar në punën tonë drejt dixhitalizimit dhe rritjes së transparencës dhe modernizimit të sistemit. Ne po mundohemi të marrim të gjithë hapat për të krijuar një mbrojtje sa më efektive të sigurisë së informacionit në gjykata, e cila do na dëmtonte shumë por kemi punuar në rritjen e masave për sigurinë.
Projekti, i cili fillimisht do të pilotohet në gjykatën e kryeqytetit është një nismë e përbashkët e këshillit gjyqësor, shomës kombëtare të avokatisë mbështetur nga BE dhe këshilli i Europës.