TIRANË- Zbardhen detaje të reja për vjedhjen me levë të disa ditëve më parë pak metra larg shtëpisë së shefit të Policisë, Rebani Jaupi, tek Lulishtja në Komunën e Parisit. Ka bërë xhiron e rrjetit tashmë, djali i ri, i cili shkoi me levë dhe grabiti 60 mijë lekë të reja në një nga pikat e NOA, (Insititucion financiar për mikrokredi). Policia e Shtetit e quajti ngjarjen të mbyllur, por siç bëjnë me dije burime për Dosja.al e njëjta gjë nuk ka ndodhur në gjykatë.

Gjykata i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë që të bëjnë hetime shtesë për këtë ngjarje, pasi nuk është e bindur. Pavarësisht se policia ka çuar në gjykatë një shumë prej 45 mijë lekësh të reja, dhe aplikimin për kredi, për gjykatën, Deivis Kuqo, nuk është hajdut. Operacioni u kodua jo pa shkak “Dizajneri”, pasi, ky është edhe profesioni i tij…
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3xC1j1N9zKY?feature=oembed&w=500&h=281]
Në seancën paraprake, avokatët e tij pretendojnë se në momentin që ka ndodhur grabitja në orën 18:00, Kuqo ka qenë në punë. Ai punon si dizajner tek kompania e kunatit të Lulzim Bashës, “Land Mark Technologies”, që ka si administrator, Erion Isufin.
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

 

Mbrojtja pretendon se 28-vjeçari ka qenë në punë, tek zyrat tek Stadiumi i Ri, dhe më pas ka dalë, ndërkohë që ka thënë se ka alibi që provojnë se nuk është ai, djali me xhup me pellush që grabiti NOA-n tek Komuna e Parisit.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” deri më 11 shkurt, ndërkohë që prokuria dhe Policia duhet të çojnë analizat e ADN si dhe kamerat e sigurisë për të parë itinerarin e Kuqos.

(F.g/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko