Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë tip Benz përplasi një këmbësore 30-vjeçare.

ABC mëson se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç.

Ky i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore, më pas me gruan rreth të 30-ve, dhe më pas me një pemë që ishte buzë rrugës.

Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se gruaja e aksidentuar, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme, ndërsa ka të këputur edhe njërën këmbë.

Ajo për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën.

E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar.

Kujtojmë që Erzen Breçani, edhe pse ish-drejtor Policie, është një militant i verbër i PD-së dhe Sali Berishës.

Nuk kuptohet se si një djalë polici, mund të ketë një maksinë kaq luksoze, kur ai vetë nuk ka punuar asnjë ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re