Skip to content

Djali bën denoncimin në polici, zhduket i moshuari (Emri-Foto)

850x636 policia Vlore1 e16306544986951630862087 601x450 1 1

Një i moshuar është raportuar i humbur në Tiranë dhe familjarët janë në ankth për fatin e tij.

Djali i 72-vjeçarit ka kontaktuar redaksinë e JOQ duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait të tij, Halim Shimo, i cili ka humbur që prej ditës së djeshme.

Sipas të birit, Halim Shimo është parë për herë të fundit në zonën e 5 Majit në kryeqytet dhe prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

Rasti është raportuar edhe në polici, por deri në këto momente nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të moshuarit.

collage 28

Familjarët bëjnë me dije se 72-vjeçari kishte probleme me shikimin dhe për të lëvizur përdorte një tricikël, çka rrit edhe më shumë shqetësimin për sigurinë e tij.