Daniel Dardha, një i ri me prindër shqiptarë, por që prej 20 vitesh jeton në Belgjikë është shpallur kampion botë në Shah  me levizje ne sekonde, pa mendim, për moshat nën 14 vjeç.
Daniel Dardha ka lindur me 1 tetor 2005 në Belgjikë, dhe është djali i Arben Dardhës, dikur kampion i të rrinjeve ne Shqiperi, ndërsa sot eshte Mjeshter FIDE.
Ai eshte jo vetem pergjegjes per aktivitetet nderkombetare te federates Belge, por edhe njekohesisht trainieri personal i Daniel-it.
Gjyshi i Danielit dhe babai Arbenit, Bardhyl Dardha është nje nga traineret me te respektuar ne Shqiperi, ka udhehequr ekipin e shahut te Tomorit per shume vite ne majat e shahut shqiptar.
Edhe pse ka qene nje here te vetme ne Shqiperi, Danieli flet shume rrjedhshem shqip.
Pasioni i shahut ka kaluar mes tre brezave tek Daniel. Edhe pse 12 vjec, arritjet e tij ne fushen e shahut jane te jashtezakonshme. Disa nga keto arritje jane: Disa here kampion i Belgjikes per te rrinj, Kampion i Europes ne Rapid per moshat 12 vjecare, Kampion i Komunitetit Europian per moshat 12 vjecare dhe se fundmi, Kampion i botes ne Blitz per moshat 14 vjecare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re