Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi kanë replikuar sërish në distancë një ditë pas seancës plenare ku u miratua rezoluta e PS për luftën ndaj korrupsionit.

 

Ish te fillimisht Edi Rama që postoi në rrjetet sociale, fjalimin e Elisa Spiropalit, e cila thumboi Gazment Bardhin, duke e cilësuar këtë të fundit si djalin e adoptuar të Sali Berishës, të cilin kur ishte në krahë të Lulzim Bashës e cilësonte si babain e Zenit.

Ndërkohë që Rama ka publikuar dhe një replitë të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja! “KUSH JE?”“ORE KUSH JENI?” KUSH JANË NË FAKT?! – shkruan Rama në postimin e tij.

Nga ana tjetër, në reagimin e tij, Gazment Bardhi shprehet se ata nuk janë Olsi Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri dhe se nuk janë anëtarë të asnjë grupi kriminal

Postimi i Bardhit:

“Vëllai Olsit” na paska pyetur kush jemi?! Mqs çdo shqiptar e dinë tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij👇ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi.  Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re