Cristano Ronaldo është nën telashe, Këtë herë, nuk ka probleme vetë, por është djali i tij që po hetohet nga Pòlicia. Cristiano Ronaldo Jr është filmuar teksa po ngiste një motor uji, gjë që është e ndaluar.

Ka qenë motra e Ronaldos ajo që filmoi nipin e saj teksa po bënte xhiro në det dhe e hodhi videon në rrjetet sociale. Videoja u fshi direkt nga llogaria e motrës së Ronaldos, por vetëm pak çaste u deshën nga autoritetet që të vendosnin nën hetim 10-vjeçarin.

Videoja është bërë në Portugali ku i riu po bënte pushimet së bashku më të afërmit e tij. Autoritetet portugeze thon se dënimi për këtë çështe shkon nga 268 paund deri në 2688 paund.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re