Në rubrikën “Shihemi në gjyq” ditën e sotme, Brunilda kishte sjellë në seancën e ndërmjetësimit djalin e hallës Robertin, pasi ajo pretendon se ai ka braktisur mamanë pas divorcit. Nga ana tjetër, si pasojë e divorcit të prindërve, Robertit i kanë lindur një serë problemesh.

“Një mëngjes babai po bënte fjalë me nënën time. Unë isha në gjumë, u zgjova dhe pashë sesi babai po i nxirrte rrobat dhe i thoshte asaj do sjell grua tjetër dhe largohu. Unë i ndava në kohën që po grindeshin dhe në vend që ta merrja unë po.licinë, e mori babai dhe me akuzoi se e kam go.ditur atë mëngjes. Unë vetëm të mira i kam bërë babait në këtë jetë. Kam 22 vite në Greqi dhe pothuajse 10 vite paratë ja kam dorëzuar babit tim të gjitha dhe kurrë nuk i kam kërkuar llogari se ku i çonte lekët, por edhe vitet e fundit të gjitha paratë jam kam dhënë babait për ti investuar për shtëpinë tonë në Sul të Devollit. Unë një djalë i vetëm jam dhe atë shtëpi kemi. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se gjërat do të shkonin deri në këtë pikë”, tha Roberti.

Gjatë telefonatës me babain e tij, Roberti e pyeti babain se çfarë lidhje kishte me një vajzë të re.

Roberti: Po një vajzë 35 vjeçare nga fshati Çipan i Devollit, çfarë lidhje kishte me ty që keni 4-5 vite që rrini bashkë me atë vajzë që e mbaje me vete dhe na i ke sjellë dhe në shtëpi?

Babai: Unë atë dhe disa të tjera i kam mbajtur për punë… ajo kërkonte punë se nuk ka bukë të hajë njerëzia. Kërkonte punë ajo, se unë marr toka me qira të motrave dhe i punësoj.

Roberti: Babai ka patur një lidhje me një vajzë 35-vjeçare dhe flet i gjithë fshati, nuk na la fytyrë më të hymë në fshat.

Pas debatit mes babait dhe djalit, juristja Eni Çobani e ftoi z.Xhezmi të vinte në studio dhe të përballej me djalin e tij.

Burimi: Tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re