Donald Trump Jr., djali i presidentit ende aktual të SHBA, tha sot se ishte pozitiv për koronavirusin.

Ai tani është anëtar i katërt i familjes Trump që është infektuar me COVID, shkruan The Guardian.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Trump Jr. konfirmoi se ishte infektuar.

Ai gjithashtu përmendi se nuk ka simptoma, por se do të qëndrojë brenda për shkak të kujdesit.

“Mund të kem disa ditë kohë të lirë dhe ka kaq shumë armë që mund të pastroj para se të mërzitem”, tha Donald Jr.

Ai shpesh kritikohej për zvogëlimin e ashpërsisë së pandemisë së koronavirusit.

Në tetor, ai i tha Fox New se numri i vdekjeve të shkaktuara nga ky virus nuk është “pothuajse asgjë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re