Aleksandër Soros, djali i kreut të Fondacionit Shoqëria e Hapur, George Soros, gjatë konfrencës në Mynih nuk ka lënë pa anashkaluar një takim me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti.

Takimin e ka zbuluar vetë Aleks Soros, nëpërmjet një postimi në Twitter, i cili e ka quajtur një takim të shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin”- shkruan në Alex Soros.

Soros dhe fondacioni që drejton njihet si një nga shoqatat e huaja më me ndikim në Ballkanin Perëndimor për lidhjet e tij me politikanë të ndryshëm si edhe për financimin e projekteve të politikave të tyre apo edhe shoqërisë civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re