Andi Maloku e pagoi me jetë atë që në media është konsideruar si një përplasje mes bandave për pronat në Gjirin e Lalzit. I riu punonte si shofer për prokurorin Arian Ndoji.

Mbrëmjen e atentatit, nëna e 24-vjeçarit mes britmave në spital tha se i biri po jepte jetën për 300 mijë lekë të vjetra dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi 6 ditë pas atentatit të rëndë që la të plagosur prokurorin Ndoja dhe të ashtuquajturin “Rrumi”, ose Aleksandër Laho, i konsideruar si i “Forti i Sukthit”.

24 vjeçari nga Tirana kishte punuar më parë si punonjës policie në Krujë dhe prej pak kohësh punonte si shofer i Prokurorit Ndoja.

I riu mori një plumb në shtyllën kurrizore, çka rrezikonte ta linte të paralizuar si dhe një plumb në pjesën e mushkërive.

Por, gjashtë ditë pas atentatit në zonën e Shkozetit në Durrës ku makina që drejtonte përfundoi

Ndërkohë që kishte vetëm disa kohë që punonte si shofer shoqërues i prokurorit Arjan Ndoja. Ai mori dy plumba, një në mushkëri dhe një shtyllën kurrizore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re