I riu nga Tirana që ka thyer izolimin dhe i prekur me Covid-19 mësohet se ka prekur dy prindërit e tij në Mirditë. Rasti flagrant u denoncua disa orë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe se më pas janë zbuluar detajet me këtë infektim që ia ka transmetuar prindërve të tij.
Mësohet se i riu është punonjës i burgut 313, ku ka edhe një vatër të re të infektimit në këtë institucion të sigurisë që menaxhohet dhe është në varësi nga ministria e Drejtësisë, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Djali duke shfrytëzuar festën e Pashkës, ato katolike, dy javë më parë, ka shkuar të vizitojë prindërit e tij në fshatin Velë të Mirditës dhe kjo ka ndikuar që t’i infektojë të moshuarit.
