Detaje të rënda dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku një fëmijë u dërgua në gjendje kome në spital. Bëhet fjalë për një djalë rreth 1 vjeç e gjysmë, i cili në rrethana të paqarta u dërgua në spital nga një makinë e rastit që kalonte në afërsi të urës se Bardhajve të njësisë Rrethina.

Pak minuta më vonë në spital është paraqitur dhe babai i vogëlushit, i cili ka pohuar se djali kishte rënë nga dritarja e makinës.

Aktualisht gjendja e fëmijës paraqitet kritike për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re