Një video e disa prindërve që qeshin, teksa fëmija e tyre rrokulliset mbi trupin e një pitoni gjigand dhe luan me reptilin për rreth 10 minuta, po qarkullon në internet dhe ka ndezur zemëratën në mesin e komentuesve.

Videoja është filmuar më 31 gusht dhe djaloshi shihet duke u rrotulluar rreth e sipër pitonit, para se të ngrihet dhe të rrëmbejë gjarprin pranë kokës, duke e mbajtur atë vetëm pak centimetra larg nga fytyra e tij.

E teksa fëmija vepron si më sipër, prindërit e tij dëgjohen të qeshin nga prapa kamerës.

Pamjet janë filmuar në provincën Java të Indonezisë dhe që kur u ngarkua në kanalin YouTube të ViralHog të shtunën, videoja ka grumbulluar 13,000 shikime.l.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re